Schalke 04 ka arritur rikthimin e tij në Bundesliga pas një periudhe të shkurtër në ligën e dytë gjermane, duke mundur Fortuna Dusseldorfin me rezultatin 1-0 në një ndeshje vendimtare.
Goli që i dha fitore dhe siguruan ngjitjen direkte në elitë, erdhi nga Kenan Karaman në minutën e 13-të, duke e vendosur Schalke në një pozicion të pakapërcyeshëm me një epërsi prej 10 pikësh ndaj Hannover 96, e cila ndodhet në vendin e tretë të kategorisë së dytë,
Ky rezultat ka garantuar ngjitjen direkte të Schalkes në Bundesliga, me disa ndeshje të mbetura nga fundi i sezonit, duke bërë që diferenca e pikëve të jetë e mjaftueshme për të mbyllur gjithçka.
Roli i Edin Dzekos, i cili u transferua në janar, ka qenë kyç për këtë sukses të rëndësishëm. Sulmuesi 40-vjeçar, i cili shënoi gjashtë gola në nëntë paraqitje, ka kontribuar me performancën e tij të shkëlqyer deri në momentin e dëmtimit në shpatull, gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Bosnje-Hercegovinës.
Ndërkohë që Dzeko ka munguar për një periudhë të shkurtër, të tjerët kanë marrë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën, ku ka qenë Moussa Sylla, i cili ka shënuar disa gola të rëndësishëm në javët e fundit të sezonit.
Dzeko u rikthye në këtë ndeshje si zëvendësues në minutën e 69-të, duke u bërë pjesë e festës së madhe të tifozëve, të cilët kishin mbushur stadiumin për të përjetuar rikthimin e Schalkes në Bundesliga.
Ky është promovimi i dytë për Schalke në pesë vitet e fundit, pas rënies nga Bundesliga në vitin 2021, duke treguar ambicien e klubit për të qëndruar në nivelin më të lartë të futbollit gjerman.

