Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

by Nexhat

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është shënuar Dita e Shën Gjergjit përmes një aktiviteti simbolik dhe bashkues, në prani edhe të Drejtorit të Qendrës, Ylber Topalli.

Në kuadër të kësaj dite, është organizuar përgatitja e ushqimit tradicional Flija, ku morën pjesë 10 të burgosura së bashku me stafin e oficerëve.

banner

“Ky organizim kishte për qëllim të përcjellë simbolikën e kësaj dite, e cila lidhet me fillimin e gjallërisë dhe rigjallërimin e jetës”, thuhet në njoftimin e QKF në Lipjan.

Po ashtu, përmes këtij aktiviteti, u tha se u synua të dërgohet mesazhi se me ardhjen e pranverës, një frymë e re dhe më pozitive fillon edhe brenda institucionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy