Fëmijët e Monika Kryemadhit: “Kur del në TV jemi të tmerruar” – rrëfimi i saj për presionin dhe bullizmin në Shqipëri

by Nexhat

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, politikanja shqiptare Monika Kryemadhi ka treguar reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive.

“Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

banner

Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon, transmeton Klankosova.tv.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. “Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy