Ish-kryeparlamentarit shqiptar, Servet Pëllumbit i jepet lamtumira e fundit

by Nexhat

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi u përcoll për në banesën e fundit pas homazheve në nder të tij të mbajtura në ambientet e TKOB.

Qindra njerëz morën pjesë në nderimet e fundit për socialistin dhe politikanin e njohur, miq, të afërm dhe përfaqësues të politikës që vlerësuar maturinë dhe ekuilibrin e tij si politikan dhe njëri, shkruan Euronews.al.

banner

Në përfundim të homazheve mbajtën një fjalë djali i tij, ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, ish-deputeti Namik Dokle dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Rama tregoi si kishte lindur simpatia e tij për Servet Pëllumbin dhe çfarë përcillte ish-kryetari.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet  e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë  e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy