Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ambasadorët e vendeve tё BE-së miratojnë raportin e piketave të ndërmjetme për Shqipërinë. Miratimi i këtij raporti i hap rrugë mbajtjes të martën konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Këshilli i Bashkimit Evropian këtë të premte njoftoi se takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të zhvillohet më 26 maj 2026 në Bruksel.
“Ky takim do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për të përcaktuar standardet përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”. Ky grup përfshin fusha thelbësore të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike.
Në këtë kuadër përfshihen gjithashtu Kapitulli 23 (gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe Kapitulli 24 (drejtësia, liria dhe siguria), si dhe kriteret ekonomike që lidhen me Kapitullin 5 (prokurimi publik), Kapitullin 18 (statistikat) dhe Kapitullin 32 (kontrolli financiar)”, bëhet me dije në njoftim.
Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

