“Po t’i heqësh elementin shqiptar, Maqedonia rrezikon ekzistencën”/ Protestat për gjuhën shqipe, Agim Baçi: Politika ka dështuar!

by Nexhat

Analisti Agim Baçi ka deklaruar se protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregojnë dështimin e politikës për të garantuar funksionalizimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

I ftuar në “Kjo Javë”, Baçi tha se kërkesat e të rinjve nuk lidhen vetëm me një çështje të izoluar, por me zbatimin e të drejtave të fituara ndër vite, përfshirë edhe Marrëveshjen e Ohrit.

banner

“Shqiptarët nuk mund të humbin në paqe atë që fituan me luftë,” u shpreh ai, duke shtuar se politika shqiptare ka dështuar në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Sipas tij, gjuha shqipe nuk është në konflikt me gjuhën maqedonase, por e plotëson atë në kuadër të një shteti të përbashkët. Ai kritikoi edhe klasën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm për zbatimin e marrëveshjeve dhe garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në praktikë.

“Në fund fare, shqiptarët në Maqedoni nuk janë emigrantë, janë shtetformues, janë aty, kanë lindur aty, janë trashëgimtarë aty dhe po jetojnë në vendin e tyre domethënë, në atë pjesë. Dhe po kërkojnë asgjë më shumë sesa të përdorin atë gjuhë që i identifikon, dhe pa kundërshtuar pjesën tjetër dhe pa mënuar maqedonishten se imagjino të ndodhë një refuzim në palën e tyre që të mos mësojnë maqedonisht…”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy