“Asgjë s’e ndal rrugën drejt BE, më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare”, Rama ironizon opozitën: Molotovarët hodhën jargë urrejtjesh politike, por humbën!

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj në Tiranë. Ai sulmoi opozitën, sa i takon skepticizmit të saj sa i takon rrugës drejt integrimit. Kryeministri në podcastin e tij të përjavshëm, u ndal te disa nga temat e nxehta të zhvillimeve politike në vend.

Ai tha se Shqipërinë nuk e ndal asgjë drejt integrimit në BE.

banner

“Përshëndetje nga Tokio. Prej ku para nisjes në Shqipëri po regjistroj këto shënime për këtë moment për Shqipërinë, sa i takon shkallës së respektit, për dinjitetin që qëndrojmë në dinjitetin e shteteve. Në Tokio dhe Kore gjetëm mbështetje për bashkëpunim mes këtyre vendeve aziatike. Ai ballafaqim në BE mori kohën e vetë. Ndërkohë që molotovarët u lëshuan në një ofensivë të dëshpëruar. U lëshuan rrugëve, për ta djegur Shqipërinë në sytë e botës. Gëzonin si fëmijë kur fotot e kazanëve me flakë apo molotovëve që hidheshin nëpër Tiranë, bënin xhirot e botës. Mblidh dhe hidh jargë urrejtje politike pasqyrë më pasqyrë. Ata lanë kokrrën e namit si asnjë opozitë të vendeve që sot janë pjesë e BE. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se qeveria ishte e ndëshkuar dhe se ishim të izoluar. Por u gënjyen. Në fund humbën me turp, pasi Shqipëria fitoi. Më 26 maj do të mbahet Konferenca ndërqeveritare, për të vijuar me anëtarësimin e Shqipërinë në BE. Kemi ngjitur një lartësi të vështirë drejt majës ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, drejt Europës së bashkuar.”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy