Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit rus me dronë dhe raketa mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku u godit edhe rezidenca ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.
BE në Tiranë dënon sulmin me “forcën më të madhe”, duke e cilësuar si një sulm të papërgjegjshëm. BE kujton edhe një herë brutalitetin rus në një luftë të paprovokuar dhe pajustifikuar. /Panorama
Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:
Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë

