Hapja e sezonit veror, Rama në Durrës: Shteti, te turistët shihet tek policët dhe mjekët

by Nexhat

Për hapjen e sezonit veror në Shqipëri, 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore.

Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, fytyra e shtetit tek turistët do të varet nga sjellja e uniformave të bardha dhe ato blu.

banner

“Do të jenë 36 qendra verore shëndetësore që është një eksperiencë tashmë e konsoliduar, e iniciuar vite më parë, me numër më të vogël por edhe me rezultat kuptimplotë. Do të jenë 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore, për t’u dhënë ndihmën atyre që kanë nevojë për ata që duan ndihmë të pare”.

“Numri i qendrave është rritur, numri i mjekëve dhe infermierëve gjithashtu është rritur. Këtë vit ne presim që numri i turistëve të konsolidohet dhe të jetë në nivelin e vitit të shkuar ose në momente të caktuara edhe të rritet. Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën dhe ta rrisim misionin, që nuk është vetëm i përditshëm kudo ku kontribuoni, por është edhe mision ekstra, i Shqipërisë që ata të huaj takojnë ku ju takojnë juve”.

“Sepse ju jeni ambasadorët e vendit në këtë kuptim, ju jeni shëmbëlltyra e shtetit. Shteti shihet te uniformat e Policisë së Shtetit, shteti shihet te uniformat e mjekëve sepse ata kontaktojnë me turistët e huaj dhe përfaqësojnë vendin”, theksoi kryeministri./A2CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy