Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në Tiranë

by Nexhat

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë. I riu ishte duke marrë trajtim në Spitalin e Traumës prej disa ditësh, pasi ndodhej në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kthesës së Kamzës, në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj. Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se po u tregonte shokëve një armë zjarri pa leje, kur arma është shkrepur aksidentalisht, duke plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë, shkruan Euronews.al.

Fillimisht, të rinjtë deklaruan se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr. Megjithatë, më vonë ata kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.

banner

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy