Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një hetim kryesisht lidhur me situatën në Zvërnec, ndërsa në fokus të verifikimeve janë procedurat e ndjekura për tjetërsimin e statusit të zonës dhe të truallit ku parashikohet zhvillimi i projektit investues.
Burime bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve janë kryer kontrolle dhe janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me procedurat administrative dhe vendimmarrjet përkatëse, raporton euronews,al.
SPAK konfirmoi se hetimet janë në zhvillim, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Në përgjigje të pyetjes suaj, çështja është në hetim dhe nuk kemi komente”, bëri me dije zyra e shtypit pranë SPAK

