Dje Rama dekoroi Gramoz Ruçin, i biri Ledio Ruçi shpërndan mesazh proteste kundër qeverisë

by Nexhat

Një postim i bërë nga Ledio Ruçi, djali i një prej ikonave të PS, Gramoz Ruçi, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Ai ka shpërndarë në Insta Story një foto që është bërë virale kohët e fundit, ku në ballkonin e një apartamenti shfaqet një banderolë me mbishkrimin: “Nuk ka shtet”.

Postimi vjen vetëm një ditë pasi babai i tij, Gramoz Ruçi, u dekorua nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar në Tiranë me rastin e 35 vjetorit të Partisë Socialiste.

banner
Whatsapp Image 2026 06 03 At 13.26.23

Ndonëse Ledio Ruçi nuk ka bërë asnjë koment shtesë, shpërndarja e fotos vjen në kulmin e debatit dhe protestave që kanë shoqëruar projektin e resortit turistik në Zvërnec. Ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, qytetarët, pas 3 tubimeve masive në kryeqytet, sot zhvillohet i katërti, kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke kërkuar më shumë transparencë dhe informacion lidhur me investimin e planifikuar në zonë. Postimi i Ledio Ruçit vjen pikërisht në këtë klimë tensionesh dhe pakënaqësie qytetare, duke shtuar interesin rreth mesazhit të përcjellë përmes fotos së publikuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy