“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë shpjegoi se pse duhen resortet luksoze.

“Duhet të përballem edhe me njerëz që thonë “për çfarë na duhen neve resortet luksoze sepse ato nuk janë për ne”. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi nga turizmi. Tani që të rinjtë kanë ChatGPT mund ta pyesin pse duhet ta pranoj resortin luksoz dhe ChatGPT do i përgjigjet që resorti luksoz sjell të ardhura edhe për të. 1 euro që hyn në një resort luksoz, shoqërohet me 1,6 euro që hyn në ekonominë lokale”, tha Rama, shkruan A2.

banner

“Mjafton të shikosh Malin e Zi, nuk prodhon raketa e makina. Çfarë prodhon? Turizëm. Si shpjegohet që në Mal të Zi prej kohësh pagat janë më të larta, pensionet janë në nivel tjetër? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: resortet luksoze. Kështu që, nuk kam asnjë dilemë unë për këtë”, shtoi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy