Kryeministri Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në Mal të Zi

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, bashkë me liderët e rajonit dhe krerët e Unionit.

Çështjet e zgjerimit, Plani i Rritjes dhe bashkëpunimi rajonal janë në fokus të agjendës dyditore, e cila nis mbrëmjen e sotme me darkën e shtruar për liderët nga Presidenti Milatoviç.

banner

Presidentja Von der Leyen, Presidenti Costa dhe Kancelari Mertz janë pjesë e samitit, që nis prej mëngjesit të 5 qershorit.

Ky samit qe vjen 6 muaj pas atij te mbajtur ne Bruksel rikonfirmon partneritetin strategjik dhe angazhimin e unionit per zgjerimin.

“Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, eshte tema e samitt ku liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun europian.

Kryministri Edi Rama pritet të ketë takime dypaleshe me homolegë të tij të BE-së, në një moment kur Shqipëria ka hyrë në fazë të rendesisshme, atë të mbylljes së kapitujve të integrimit.

Samiti ne Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–29.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy