Vila e Ballukut në Dhërmi e fshehur në emër të ish-futbollistit/ Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

by Nexhat

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas gati më shumë se 5 orë e 30 minuta.

Pas daljes së tij nga së tij nga ambientet e SPAK, Tare nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, por është larguar i heshtur.

banner

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët për Balkanweb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku./ BalkanWeb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy