Hamza: Demokracia s’përfundon me hedhjen e votës, por me respektimin e saj

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj.

“Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

banner

Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Hamza tha se qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike.

“Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë”, shkroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy