Nis protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, marshim drejt Kryeministrisë! Shqiptarët në shesh për dorëheqjen e Ramës

by Nexhat

Nuk ka të ndalur vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të mbahen çdo ditë në orën 18:00. Sot zhvillohet protesta e 8 radhazi.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.

banner

Sipas njoftimeve të organizatorëve, grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që po përdoret për të ftuar qytetarët që t’u bashkohen tubimeve të përditshme.

Protesta Slogani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy