Në ditën e nëntë të protestës, qytetarët që u mblodhën para Kryeministrisë në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit përcollën mesazhet e tyre përmes dhjetëra pankartave me përmbajtje të ndryshme.
Mes thirrjeve për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe kundërshtimin e projekteve të debatueshme, u panë edhe mesazhe me karakter social e ekonomik, si dhe slogane kritike ndaj politikës dhe institucioneve.
Vëmendje të veçantë tërhoqën pankartat me nota humori dhe ironie, të frymëzuara nga fenomenet virale në rrjetet sociale përfshirë edhe kryeministrin.


