Revolta në ditën e 11-të/ Shqipëria në këmbë, sot protestë mbarë kombëtare para Kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

by Nexhat

Mbahet sot protesta kombëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 11. Pas një shfaqjeje të jashtëzakonshme dje, ku nga ora 18:00 deri në orën 00:00 të mesnatës, rrugët e kryeqytetit oshëtinë nga brohorimat e qytetarët, të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si për çdo ditë, edhe sot protesta do të nisë në orën 18:00, për të pritur më shumë qytetarë, ndërsa dje iu bë thirrje Diasporës që të marrë pjesë në tubim. Qëndrimi i protestuesve është i qartë; qeveri teknike dhe e përfaqësuar nga intelektualë të vendit.

banner
Whatsapp Image 2026 06 10 At 10.46.53

Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe theksojnë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy