Kusari kritikon KPM-në: Po vepron si zyrë ligjore dhe si gjykatë për VV-në

by Nexhat

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ngritur kritika të forta ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave, duke thënë se mënyra e funksionimit të këtij institucioni po krijon përshtypjen e njëanshmërisë në trajtimin e ankesave.

Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kusari tha se analizat që po kryhen mbi vendimet e KPM-së tregojnë një model të përsëritur, ku sipas saj, rezultatet varen nga kush paraqet ankesën.

banner

 “Do të doja të diskutojë standardet që KPM-ja i përdor kur përdoret gjuhë e tillë nëpër studio. Dhe përgjigja prej një analize të cilën po e bëjmë dhe që shpresojmë ta përfundojmë së shpejti, e që ka të bëjë me aspektin meritor të vendimeve të KPM-së, është që varet kush ankohet. Deri tani shumicën e vendimeve që kemi i analizuar, sa herë që Vetëvendosja është ankuar, KPM-ja e ka aprovuar atë ankesë dhe i ka gjobitur ose i saknsionuar me të holla mediat, ose me vërejtje”, tha ajo.

Sipas Kusarit, ka edhe raste kur mediat janë proceduar nga KPM-ja edhe pa ankesë zyrtare nga Vetëvendosja, kur në studio televizive është kritikuar kjo parti politike.

“Po ashtu, pjesë tjetër e analizës është që në disa raste kur në studio televizive është kritikuar Lëvizja Vetëvendosje, por Vetëvendosja nuk ka bërë ankesë, KPM-ja është siguruar që ex officio, sipas detyrës zyrtare, të fillojë rast ndaj atyre mediave”, deklaroi juristja Kusari

Kusari tutje u shpreh se ndonjëherë ka përshtypjen që KPM-ja po vepron si zyrë ligjore ose edhe gjykatë për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk jam e sigurt, KMP-ja a është aty për ta ruajtur pluralizmin e mediave, të sigurohemi që ne kemi mjaftueshëm media, ose mediat që i kemi tani me pikëpamje të ndryshme, apo është një zyrë ligjore e cila monitoron në emër të Vetëvendosjes dhe shqipton sanksione në emër të Vetëvendosjes. Nganjëherë përshtypjen e kam që KPM-ja është duke vepruar si një zyrë ligjore për Lëvizjen Vetëvendosje, ose çka është edhe më keq, si një lloj gjykate”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy