Dita e 17-të e marshimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Protesta nga nesër në orën 19:00

by Nexhat

Qytetarë të shumtë të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur janë mbledhur edhe këtë të martë në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 17-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ashtu siç ishte njoftuar grumbullimi i qytetarëve ka nisur në orën 18:00. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Ata kanë bërë thirrje edhe për administratën që t’iu bashkohen në këtë marshim që vijon prej 17 ditësh.

banner

Qytetarët kanë shprehur idetë e tyrë në pankarta teksa kanë krijuar edhe imazhe të veçanta me inteligjencë artificiale.

“Endrrat e vrara në Shqipëri”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa pankarta që pikasin në protestë.

Gjithashtu është njoftuar se nga e mërkura e 17 qershorit, protesta do të nisë në orën 19:00. Shtyrja me një orë e nisjes së protestës vjen për shkak të temperaturave të larta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy