Rama: Jemi të dashuruar me BE-në dhe duam të martohemi me të, jemi të fiksuar pas saj

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjatë fjalës së tij në Forumin Botëror të Investimeve “Future Investment Initiative” (FII).

Rama e cilësoi BE-në si projektin më të guximshëm politik në historinë e njerëzimit, ndërsa përdori metaforën e një martese për të përshkruar aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, raporton A2cnn.

banner

Sipas tij, shqiptarët janë të dashuruar me Evropën dhe, pavarësisht paralajmërimeve apo vështirësive që mund të shoqërojnë procesin e integrimit, vendi mbetet i vendosur për të realizuar këtë objektiv.

“Mendoj që BE është imagjinata më e mrekullueshme dhe më e mahnitshme dhe më e guximshme e njerëzimit, kur bëhet fjalë për politikën. Ne jemi të dashuruar me Evropën. Kështu jam i sigurt që shumë njerëz këtu e dinë, që kur bien në dashuri të gjithë thonë: ‘mos nxito të martohesh sepse ne e dimë se ç’është’”.

“Por kjo nuk do të të ndaloj të martohesh. Ne duam të martohemi me Evropën sepse është vendi i duhur për të qenë. Se si do të shpalosen gjërat është një histori tjetër, por ne e duam këtë martesë, jemi të fiksuar pas saj. Do t’ia arrijmë pavarësisht gjithçkaje dhe herët më shumë se vonë”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy