Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për modernizim ushtarak

by Nexhat

Qeveria shqiptare ka dhënë këtë të premte miratimin paraprak për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF).

Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

banner

Fondet do të përdoren për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak, sipas programeve që financohen përmes FMF.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë shqiptare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy