Media spanjolle vlerëson Shqipërinë si “parajsën e fundit të përballueshme të Evropës”

by Nexhat

Media spanjolle “Noticias del Vino” e ka vlerësuar Shqipërinë si “parajsën e fundit të përballueshme” të Evropës për vitin 2026, një destinacion që po korr sukses viral në rrjetet sociale jo vetëm për udhëtimet ekonomike, por edhe për pasurinë e jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.

Përtej Rivierës Shqiptare, ku dallohen Ksamili me ujërat kristalore dhe Dhërmiu si një alternativë më e qetë, vendi ofron mrekulli natyrore si burimi i Syrit të Kaltër dhe ujërat termale të Banjave të Benjës pranë urës osmane, shkruan Tvklan.al,

Për adhuruesit e historisë, Shqipëria ofron një trekëndësh të jashtëzakonshëm të mbrojtur nga UNESCO, që përfshin Beratin me arkitekturën karakteristike osmane, Gjirokastrën e gurtë dhe thesarin arkeologjik të Butrintit, ku ndërthuren disa qytetërime.

banner

Ndërkaq, në artikullin e medias spanjolle përmendet edhe veriu i vendit, i cili po tërheq vëmendje të madhe me Alpet Shqiptare.

Itinerari nga Thethi në Valbonë dhe udhëtimi mahnitës me traget nëpër Liqenin e Komanit ofrojnë peisazhe që rivalizojnë Zvicrën, të shoqëruara nga mikpritja, ushqimet tradicionale dhe pijet karakteristike si rakia e shtëpisë.

Eksperienca turistike plotësohet në Tiranë, një kryeqytet dinamik dhe plot ngjyra.

Mbi të gjitha, artikulli rrëzon stereotipet e vjetra duke e renditur Shqipërinë ndër vendet më të sigurta, falë kodit tradicional të besës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy