Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka pritur me dashamirësi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Paris.
Macron publikoi një fotografi duke i shtrënguar duart me Ramën para Pallatit Elysee.
Ai shkroi në një postim në Facebook se dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve dëshmon afërsinë mes dy vendeve.
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë tonë”, shkroi Macron.
“Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, duke vazhduar gjithashtu të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe atë në fushën e mbrojtjes”, shtoi ai.
Macron tha se “Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”.

