“Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gjenocidi ndaj çamëve

by Nexhat

“Mos harro Çamërinë”, me këtë moto  në Tiranë ka nisur java çame.

Shoqata patriotike çamëria  përkujton  82 vjetorin e  gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.

banner

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës.

Mijëra  persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan  të largoheshin drejt Shqipërisë.  Pronat  iu grabitën dhe konfiskuan  nga shteti grek ndërsa fshatrat  iu dogjën e iu  shkatërruan./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy