‘‘Grupe të infiltruara’’, Edi Rama i reagon Mustafa Terniqit: Ti o hoxhë për llogari të kujt je fut në protestë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj Mustafa Terniqi, pasi që ky i fundit ka mohuar se Arben Kola, është një nga organizatorët e protestës atje për çështjen e Zvërnecit.

Rama, ka pyetur Terniqin se për ‘’llogari të kujt’’ është bërë pjesë e protestës ky i fundit.

banner

Postimi i Ramës:

Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove🤡

Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën ***Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…’’, ka shkruar Rama

Postimi i Mustafa Terniqit:

Së pari, ky njeri nuk e përfaqëson protestën qytetare dhe nuk ka si të flasë në emër të saj. Ai nuk është organizator, sepse protesta është e të gjithëve. Për rrjedhojë, nuk mund të japë verdikte dhe as të flasë si drejtues apo shef i protestës.

Së dyti, mënyra si flet dhe qasja që ndjek të krijojnë përshtypjen se ai vetë mund të jetë futur në protestë për llogari që i di vetëm ai, ose që mund të bëhen të qarta më vonë.

Screenshot

Ndryshe, Arben Kola, para disa ditësh ka thënë se mes protestuesve ka edhe të ‘’grupe të infiltruara’’.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve’’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy