Dyshohet se u vra nga miku i tij, sot i jepet lamtumira e fundit Eglant Koçit

by Nexhat

34-vjeçari Eglant Koçi, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe u gjet pas më shumë se dy javësh kërkimesh në zonën e Ibës, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në mesditë në varrezat e Shëngjergjit, ndërsa familjarët do të presin ngushëllime gjatë së enjtes, të premtes dhe të shtunës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar përmes analizave të ADN-së se trupi i gjetur në fshatin Cërruje, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, i përket 34-vjeçarit. Identifikimi u bë duke krahasuar kampionin e marrë nga nëna e tij.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy