Protesta në Tiranë – Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshojnë në rrugët e kryeqytetit

by Nexhat

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë në duar.

Thirrjet e tyre vijuan pa ndërprerje gjatë marshimit, ku dominonin, “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëri etnike”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Revolucion”.

banner

Disa ditë më parë grupi organizator publikoi pesë kërkesat kryesore të lëvizjes të cilat u rilexuan dhe sot, mes të cilave dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, euronewsal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy