Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Francës, François Hollande.
Rama tha se në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, ia ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.
“Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkroi Rama.

