Dita e 30-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Njoftojnë protestë nesër para Parlamentit

by Nexhat

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

banner

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Në protestë janë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë. Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.

“Ju erdhi fundi”, shkruhet në banderolën e madhe teksa në të shfaqet edhe një flamingo.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur.

Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues kanë shkuar dhe janë futur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndërmorën këtë akt. Ata kanë kërkuar banderolën e hequr.

Pas disa minutash ata arritën të merrnin banderolën dhe u larguan nga ambientet e brendshme të Universitetit. Protestuesit pas disa orësh para Kryeministrisë kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës. Ata kanë njoftuar se të martën do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy