Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

by Nexhat

Tetovë, 29 qershor – Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në largim Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dorëzoi drejtimin e institucionit rektorit të ri të zgjedhur për mandatin 2026-2029, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit.

Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit Universitar Zgjedhor, prorektorëve, dekanëve të njësive akademike, senatorëve të Universitetit, Sekretarit të përgjithshëm, si dhe përfaqësuesve të administratës universitare, duke reflektuar frymën institucionale dhe vazhdimësinë e qeverisjes akademike.

banner

Me këtë rast, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i uroi suksese Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në ushtrimin e detyrës së re, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit institucional, avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit./Zhurnal.mk

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga komuniteti akademik dhe falënderoi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për kontributin e tij gjatë drejtimit të Universitetit të Tetovës. Ai theksoi se do të angazhohet për ta çuar përpara misionin dhe vizionin e Universitetit, duke u fokusuar në cilësinë akademike, inovacionin, transformimin digjital dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke shënuar një tranzicion të rregullt institucional dhe fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e Universitetit të Tetovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy