Nis marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” , “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”.
Ditën e sotme në protestë do të marrin pjesë edhe një grup eurodeputetësh, të cilët po vizitojnë vendin tonë për të parë nga afër situatën. Prej 30 ditësh uragani i qyetarëve kërkon rrëzimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 30-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave

