Ekspertët amerikanë në Prizren: E ardhmja e Kosovës është në NATO

by Nexhat

Për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur forumi ndërkombëtar me temën “Inspirimi amerikan për Kosovën drejt rrugëtimit të demokracisë dhe lirisë”. Në këtë forum morën pjesë mysafirë të veçantë nga Uashingtoni, profesori Daniel Serwer, profesori Edward Joseph, ekspert për Ballkanin Perëndimor, shqiptaro-amerikania Besa Pinchotti dhe strategu, major Mario Marquez.

Në këtë forum ndërkombëtar, ku të pranishëm, përveç delegacionit nga Uashington D.C., ishin edhe kryetarë të komunave të rajonit të Prizrenit dhe figura politike nga Kosova, u theksua bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën në kohë krizash dhe në kohë paqeje.

banner

“Kontributi i shtetit amerikan për njerëzimin ka qenë gjithmonë një bindje e palëkundur se liria, demokracia, drejtësia dhe integriteti njerëzor janë vlera që mbrojnë jo vetëm amerikanët, por edhe të gjithë popujt në mbarë botën”, tha Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit.

Profesor Edward Joseph, ekspert për Ballkanin Perëndimor, dhe profesori Daniel Serwer nënvizuan disa nga sfidat me të cilat përballet Kosova për t’u anëtarësuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

“E ardhmja e Kosovës është në NATO. Për Kosovën, katër shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj përbëjnë pengesë, por kjo është rruga që e çon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe drejt subjektivitetit ndërkombëtar”, theksoi Joseph.

“Jemi në një situatë ku Shtetet e Bashkuara nuk po e mbrojnë demokracinë brenda vendit të tyre dhe nuk mund ta mbrojnë atë gjithmonë në arenën ndërkombëtare. Kjo paraqet një sfidë të madhe për Kosovën. Sekretari Rubio e tha qartë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është në agjendë. Prandaj, ju duhet të punoni që ai të bëhet pjesë e agjendës”, tha Daniel Serwer.

Kurse,  Mario Marquez,  theksoi se ‘pavarësisht sfidave ndërkombëtare që mund ta ngadalësojnë këtë proces, njerëzit e Kosovës kanë gjithçka në dorën e tyre për ta bërë të ardhmen më të mirë, dhe për këtë unë jam shumë krenar”.

250-vjetorin e SHBA-së, shqiptaro-amerikania Besa Pinchotti thotë se po e feston në Kosovë me shumë krenari.

Në nderim të kësaj dite të rëndësishme për SHBA-në, në Kosovë po mbahen një sërë aktivitetesh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy