“Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji, duke e cilësuar atë si një mesazh të rëndësishëm për qeverinë.

Gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se shqetësimet e qytetarëve duhet të dëgjohen me kujdes dhe jo të reduktohen në statistika.

banner

Ai theksoi gjithashtu se protesta është ndikuar nga faktorë të ndryshëm dhe se, sipas tij, në vijim të saj janë përfshirë edhe aktorë me qëllime të tjera, çka ka ndikuar në zhvillimin e tubimit.

“Disa javë më parë në vendin tim, shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë që u njoh ndërkombëtarisht si revolucioni i flamingove. Si kryeministër e konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë e duke matur hashtagët, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet, hallet që i sollën njerëzit aty. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri. Kemi jetuar në një kohë kur protestat nuk lejoheshin dhe erdhëm në një periudhë kur protestat u bënë të rrezikshme. Në të njëjtin bulevard ku flamingot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët jo shumë kohë më parë”, tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy