Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas shtrenjtimit të biletave të autobusëve të Trafikut Urban, tha se po synojnë digjitalizimin e pagesave të këtyre biletave.

Ai tha se kjo është arsyeja se pse biletat fizike kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa ato që blihen përmes aplikacionit “Kuleta Digjitale” kushtojnë më lirë.

banner

“Qytetarët që përdorin kuletën digjitale e kanë biletën pothuajse të njëjtë ose edhe shumë më lirë sesa ata që paguajnë me para në dorë. Ky është një proces i modernizimit të të gjithë flotës”.

Rama tha se në autobusët e rinj që do të vijnë  “kanë me pasë mundësinë për kështu touch, sistemi për me prekë me telefon apo me kartelë, edhe këto bileta kanë qëndruar të ulëta, pra nuk janë të ngritura”.

“Janë vetëm ato të cilat, të cilat i paguajnë kesh. E këtë po them po mundohemi që një numër sa më i madh i qytetarëve që të adaptohen përdorimit të autobusëve, sepse po them po e modernizojmë edhe flotën e autobusëve në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Pra e kemi tashmë vetëm një numër të madh prej 24 autobusëve që qarkullojnë të rinj, po vijnë edhe 20 të tjerë e kemi me pasë 100 e më shumë autobusë të rinj në kryeqytet, të cilët mundësojnë qytetarët që ta përdorin sistemin në mënyrë më të lehtë edhe më të shpejtë”, tha Rama, siç

Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të shtrenjtohen. Çmimet nuk janë të njëjta nëse blihen fizikisht apo me SMS apo përmes kuletës digjitale.

Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” u tha në njoftimin e djeshëm.

Bileta njëdrejtimëshe fizike do të jetë 80 centë, ndërkaq ajo digjitale 60 centë.

Bileta ditore fizike do të bëhet nga 80 centë në 1 euro e 20 centë, teksa ata që e blejnë me SMS apo nëpërmjet kuletës digjitale, do ta paguajnë të njëjtën për 1 euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy