Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta pasi shkoi në Düsseldorf të Gjermanisë për një takim me Kryeministrin e Landit të Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në nisje të takimit, një grup protestuesish shqiptarë, me simbole kombëtare dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës kanë ngritur zërin kundër veprimeve të kreut të qeverisë shqiptare.

banner

Protestuesit ngritën pankarta dhe shprehën thirrje kundër ligjeve që sipas tyre favorizojnë privatizimin e pasurive publike, si edhe kërkuan vazhdimisht, në simfoni me revoltën në Tiranë, largimin e kryeministrit Rama.

Ky episod është i dyti i këtyre javëve, pasi Rama u prit me protesta nga shqiptarët e diasporës, edhe kur ndodhej në Basel të Zvicrës, ndërkohë që protestat masive në Tiranë kishin nisur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy