Rezultati i zgjedhjeve, PZAP-ja i refuzon krejt ankesat

by Nexhat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Emilija Rexhepi, lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesa të parashtruara nga nënkryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, e cila kishte kërkuar verifikimin dhe hetimin e votave të fituara nga disa subjekte të komuniteteve joshumicë, duke pretenduar manipulim dhe cenim të përfaqësimit autentik.

Në ankesën e parë (ZP.Anr.58/2026), Rexhepi kishte kontestuar votat e subjektit serb “Za slobodu, pravdu i opstanak”, të cilat u realizuan në gjashtë vendvotime në mjediset boshnjake të Komunës së Prizrenit (Reçan, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastiricë, Gërnçar dhe Planjanë), duke theksuar se në këto zona, sipas të dhënave zyrtare demografike, nuk ka prani reale të komunitetit serb.

banner

Ndërsa në ankesën e dytë (ZP.Anr.57/2026), ajo kishte vënë në pah një disproporcion tjetër të madh në fshatin Velezhë, ku “Koalicioni Vakat” (subjekt boshnjak) kishte marrë 94 vota, përkundër faktit se sipas regjistrimit të popullsisë ASK/ReKos 2024, ky fshat ka gjithsej 395 banorë, prej të cilëve 394 janë shqiptarë dhe vetëm një është boshnjak.

PZAP i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Kujtim Pasuli (anëtarë), ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut.

Ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr. 01/1375-2026, të datës 27.06.2026, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 07 qershor 2026.

Sipas panelit, pretendimet për vota të parregullta në zona pa komunitet serb janë të pabazuara, pasi e drejta e votës është personale, e barabartë dhe e fshehtë, ndërsa lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike.

Derisa, PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

Ankesa kishte të bënte me vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, të cilat ankuesi i konsideronte të pasakta dhe të paverifikuara.

Sipas PZAP-së, pretendimet për parregullsi gjatë numërimit dhe rinumërimit nuk qëndrojnë, ndërsa procesi i rinumërimit në QNR nuk ka vërtetuar shkelje që do të ndikonin në rezultatet përfundimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy