Tirana rrezikon të mos jetë nikoqire e samitit të radhës të NATO-s

by Nexhat

Tirana rrezikon ta humbasë statusin e nikoqirit të samitit të ardhshëm të NATO-s, mësohet jozyrtarisht nga burime diplomatike në Aleancën Veriatlantike.

Sipas këtyre burimeve, kjo lidhet me pakënaqësinë e administratës amerikane dhe të disa shteteve të tjera anëtare për nivelin e ulët të shpenzimeve të mbrojtjes nga Shqipëria.

banner

Samiti i NATO-s këtë vit do të mbahet në Ankara të Turqisë, ndërsa ishte planifikuar që samiti pasues të organizohej në Tiranë. Kjo ishte përcaktuar edhe në deklaratën përfundimtare të miratuar në samitin e vitit të kaluar, të mbajtur në Hagë.

Megjithatë, sipas draftit të deklaratës që po përgatitet për miratim, Tirana nuk figuron më si vendi nikoqir i samitit të ardhshëm të NATO-s.

Kryeqyteti shqiptar ka qenë nikoqir i disa ngjarjeve të rëndësishme evropiane gjatë viteve të fundit. Megjithatë, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri do të përbënte ngjarjen më të madhe diplomatike të mbajtur ndonjëherë në vend, pasi do të mblidhte krerët e shteteve të Aleancës, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy