Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik për investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke deklaruar se pretendimet për privatizimin e tokës publike janë të pavërteta dhe se po ushqehen nga dezinformimi dhe narrativa politike.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama u ndal edhe te intervista e tij për Deutsche Welle, ku tha se u përball me pyetje të bazuara, sipas tij, në informacione të pasakta lidhur me marrëdhënien e qeverisë shqiptare me kompaninë e përfaqësuar nga Jared Kushner.

banner

Sipas Ramës, debati është ndikuar edhe nga qëndrime politike ndërkombëtare që lidhen me presidentin amerikan Donald Trump.

Kryeministri sqaroi se Zvërneci është tokë private, ndërsa Sazani mbetet pronë publike, për të cilën ende nuk është përfunduar marrëveshja e partneritetit.

“Shqipëria nuk po shet tokë publike. Shteti do të mbetet gjithmonë pronar i tokës dhe, nëse marrëveshja realizohet, do të jetë partner në sipërmarrje”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se projektet zhvillimore po ndiqen në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet e Bashkimit Europian, duke përjashtuar çdo mundësi për privatizim të pronës publike apo shkelje të procedurave.

Rama nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në procesin e integrimit europian dhe se çdo projekt i rëndësishëm zhvillimor do t’i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Kapitulli 27 i negociatave me Bashkimin Europian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy