Një 24‑vjeçar nga Gazi Babë të Shkupit në Maqedoninë e Veriut është gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë fundjavës së kaluar.
Më 04.07.2026, në ora 12:50, në SPB Shkup nga Ndihma e Shpejtë Shkup është raportuar se në shtëpinë familjare në territorin e Gazi Babës ka ndërruar jetë M.C. (24) nga Shkupi, i cili, sipas njoftimit, ka pasur probleme shëndetësore – njoftuan nga policia në buletinin e djeshëm.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, përcjell Zhurnal.mk

