Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

by Nexhat

Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tearcë, ku u zgjodhën organet e reja drejtuese të degës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se kuvendi u zhvillua në frymën e unitetit, përgjegjësisë dhe besimit të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik të BDI-së.

banner

Ai vlerësoi Tearcën si një nga shtyllat më të fuqishme të organizimit të partisë, duke theksuar se angazhimi i aktivistëve, përvoja e veteranëve dhe përfshirja e brezave të rinj dëshmojnë, sipas tij, se BDI mbetet organizata politike shqiptare më e konsoliduar dhe më e organizuar në vend. Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit në strukturat e reja drejtuese për detyrat e tyre, duke theksuar se përpara partisë qëndrojnë sfida të rëndësishme.

“Me unitet, vendosmëri dhe besim te njëri-tjetri, do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Tearca është gati. BDI është gati. Bashkë, vazhdojmë përpara”, ka shkruar Ali Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy