Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të 37-ën ditë radhazi
Ekonomisti amerikan Steve Hanke ka reaguar sërish për zhvillimet në Shqipëri, duke komentuar protestat që po zhvillohen në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social X, shoqëruar me një video të protestës nga “News24”, profesori i ekonomisë së aplikuar në Johns Hopkins University shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.
“Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov”, shkruan Hanke.
Steve Hanke është një ekonomist amerikan, profesor në Johns Hopkins University dhe një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. Ai ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990
For the 37th DAY, THOUSANDS of Albanians PROTEST in the streets of Tirana. They protest Trump's son-in-law Jared Kushner’s project, which is backed by PM Rama.
— Steve Hanke (@steve_hanke) July 7, 2026
IT'S TIME FOR PM RAMA TO TAKE THE EXIT DOOR.
THE FLAMINGO REVOLUTION HAS LEGS.#Albania #FlamingoRevolution…

