“’Sulltani i kuq’ shton ngjyra haremi në korridoret e Kryeministrisë”/ Berisha publikon pamjet: Qindra mijëra euro të shpenzuara! Ngjyra të tilla shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godinën e Kryeministrisë, ku po bëhen punime në zyrën e kryeministrit Rama dhe hollin e godinës.

Ai ka deklaruar se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”

banner

“Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë… sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri. Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve.

Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë. Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë. Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto. Ja pra”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy