E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari – hyri në lumë për t’u freskuar 

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat.

Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për tu larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

banner

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht./TCH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy