Demokratët do t’i drejtohen SPAK ditën e hënë me dy kallëzime penale. Partia Demokratike mësohet se do të kërkojë hetim nga Prokuroria e Posaçme për vlerën e 4.2 milionë eurove të përdorura sipas kësaj force politike për koncertin e këngëtarit të repit.
Sipas PD-së, këtë shumë qeveria e ka siguruar nga Fondi i emergjencës duke thyer në këtë mënyrë kushtetutën e vendit.
Gjithashtu demokratët do t’i drejtohen SPAK-ut në fillim të javës edhe me kallëzim për të hetuar librin “Dosjet Shqiptare”. Sipas PD-së, libri është dëshmi e projektit për të grabitur trojet shqiptare dhe pastrimit të parave të krimit ndërkombëtar përmes ndërtimit të mbi 500 resorteve kryesisht në jug të vendit.
Më parë ishin përfaqësues të protestës qytetare ata që janë drejtuar SPAK-ut me kallëzim për këtë çështje

