Motive nga iso-polifonitë e jugut në filmin e sapodalur “The Odyssey”, Edi Rama: Shqipëria frymëzon deri në Hollywood

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për përfshirjen e elementeve të muzikës tradicionale shqiptare në filmin e sapodalur “The Odyssey”, duke thënë se Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollywood-it.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si dhe me tingujt e fyellit dyjar.

banner

Sipas tij, këto elemente shërbyen si burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy