Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën 39-vjeçari, pesë të plagosur mes tyre tre fëmijë

by Nexhat

Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin.

Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë, shkruan tch, përcjell Klankosova.tv.

banner

Nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjës për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy