Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal të Bulqizës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës teksa një banor, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka dëgjuar një zhurmë në parcelën e tij me misër, shkruan vizionplus.tv.
Teksa ka menduar se janë kafshë të egra të cilat kishin hyrë për t’i dëmtuar të mbjellat, ai ka marrë armën e zjarrit tip çifte dhe ka shtënë në drejtim të vendit ku ishte zhurma.
Ndërsa mësohet se aty ndodhej një njeri për arsye që nuk dihen.
Nga të shtënat ai është plagosur me saçme ndërsa është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pritet të japë detaje për rrethanat në të cilat ka ndodhur.

