Zbulohet arsenal armësh në Durrës, arrestohet 20-vjeçari

by Nexhat

Një bazë me armë zjarri dhe municion luftarak është zbuluar në Manzë të Durrësit, ndërsa një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se arsenalit i shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 4 pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

banner

Sipas policisë, armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy